Pas incidentit të shëmtuar të ndodhur në Kamzë, ku u dhunua gjyqtari Eldorian Hamiti, Shoqata e Arbitrave, me president, Tahir Kastrain ka vendosur që të bojkotojë kampionatin deri në një afat të pacaktuar.
Arbitrat ndihen të pasigurt për jetën dhe e kanë të pamundur të vazhdojnë në këto kushte, ndaj është parë e arsyeshme të merret ky vendim ekstrem, deri në zgjidhjen e situatës.
Lajmi është konfirmuar për “Panorama Sport” nga vetë kryetari, Tahir Kastrati, i cili në një prononcim të shkurtër u shpreh: “Arbitrat nuk kanë siguri për jetën. Presim reagim nga të gjithë aktorët, ndryshe nuk zbresim në fushë. Vendimin ia kemi komunikuar FSHF-së”.
Tashme duhet pritur se çfare do te ndodhe ne ditet e ardhshme. Futbolli shqiptar po kalon momente te veshtira dhe natyrisht qe kjo nuk ndihmon ne ecjen perpara te tij.