
Pas Arsen Sykajt, edhe një tjetër futbollist I Vllaznisë e ka braktisur atë për të kaluar tek Kastrioti I Krujës. Lajmi bëhet I ditur nga burime pranë klubit krutan teksa ka qenë vetë presidenti I tij Artan Djala që e ka bërë publike një gjë të tillë sonte. Marrja e Gocajt nuk është ndonjë e papritur duke qenë se ky lojtar edhe më parë ka qenë pjesë e Kastriotit madje fillimisht tek ai spikati për t’u rikthyer sërish në Shkodër. Megjithatë, me ardhjen e Duros në pankinën e Vllaznisë, mbrojtësi dhe mesfushori I djathtë nuk shihej më si titullar dhe jo më kot është marrë rumuni Dragoi. Gocaj në fakt në stërvitjen e sotme të Vllaznisë të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” ka qenë present teksa është aktivizuar në formacionin e dytë. Kishim kohë që e paralajmëronim një divorc të tillë të këtij lojtari dhe tashmë ai është bërë realitet. Kastrioti kësisoj ka marrë dy futbollistë shkodranë, Sykaj dhe Gocajn duke treguar se ka ndër mend të ndërtojë një skuadër të mirë për sezonin e ri.
Gjergj KOLA