Partizani ka mbetur pa trajner pas shkarkimit të italianit Franco Lerda, ndërkohë që janë disa emrat e lakuar për ta pasuar italianin. Orges Shehi dhe Ilir Daja janë dy emrat më të lakuar të ditëve të fundit, ndërkohë që së fundmi në skenë kanë dalë edhe kandidatura të tjera.

Në emisionin “Pressing” në ABC News, sipas gazetarit Anton Cicani, në klubin e kuq është diskutuar edhe për emrin e italianit Andrea Agostinelli, i cili i ka drejtuar të kuqtë edhe më parë. Dështimi për të fituar titullin e largoi atë dhe më pas provoi një eksperiencë te Skënderbeu.

Vecc italianit, emri tjetër intrigues është ai i Mirsad Jonuz. Gazetari Tami Kona, i ftuar gjithashtu në “Pressing”, thekson se trajneri aktual i Vllaznisë është kontaktuar edhe në të shkuarën. Ai po bën një punë të mirë me shkodranët dhe lakohet si opsion për Partizanin.

Megjithate Vllaznia veshtire se do te heqe dore nga ky trajner i cili jo me kot konsiderohet si “blerja me e mire e saj” per kete sezon.

Gjithsesi lakimi i emrit te tij tashme edhe si kandidature e mundshme per tek Partizani, padyshim qe eshte nje lajm shume i mire per Mirsad Jonuz ne aspektin personal por i keq per Vllaznine qe duhet te shtrengohet mire per ta mbajtur.
www.shkodrasport.com