Egnatia do të luajë ndaj Vikingur në “Loro Boriçi”, sfidë e cila do të startojën në orën 20:00. Një duel shumë i rëndësishëm për rrogozhinasit që pas fitores 1-0 në duelin e parë do të tentojnë një tjetër rezultat pozitiv për të siguruar kualifikimin në fazën e 3-të.

Për këtë sfidë klubi kërkon mbështetjen e tifozëve. Përveç se kanë vënë 15 autobusë në dispozicion për udhëtimin drejt Shkodrës, klubi ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm.

Drejtuesit kanë vendosur që hyrja në “Loro Boriçi” të jtë falas dhe të gjithë tifozët që dëshirojnë të ndjekin nga shkallët e stadiumit këtë përballje mund të shkojnë në stadium. Një vendim i rëndësishëm, në mënyrë që të jenë në stadium sa më shumë tifozë dhe mbështetës të ekipit.

“Presidenti Agim Demrozi ka marrë vendimin se:

Hyrja në stadiumin “Loro Boriçi” për të ndjekur takimin Kf K.F. Egnatia-Vikingur do të jetë FALAS!

Ju presim në stadium !