Kane mbetur edhe pak minuta deri ne startin e ndeshjes Vllaznia- Egnatia dhe tashme nuk ka me dilema. Trajneret Josa e Duro kane zgjedhur 11-shet me te cilat ekipet e tyre do ta nisin kete takim ne oren 16.30.
Ashtu siç kemi bere te ditur, Vllaznia do te luaje me te njejtin formacion si ne finalen e Superkupes ndaj Tiranes. Keshtu ne porte do te jete Zogoviç, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Kruja, Gurishta, Shehi dhe Hakaj.
Ne mesfushe do te luajne Boshnjaku, Jonuzi dhe Alivoda, ndersa treshja e sulmit do te jete e perbere nga Marku, Mala dhe A. Hoxhaj.
Ne krahun tjeter, Egnatia do te pergjigjet me kete formacion: Ne porte do te jete Sherri, per te vazhduar me Fangaj, Atanda, Malota e Musta ne mbrojtje. Ne mesfushe e sulm nderkohe do te jene Mellugja, Agbekpornu, Zejnulla e Da Silva Fernando ndersa ne sulm dyshja Camaj- Jackson.
Pritet te jete nje ndeshje shume e bukur sepse te dy ekipet luajne nje futboll te bukur dhe ne loje jane te tre rezultatet./SHKODRA-SPORT.COM/