Shqipëria pret në “Air Albania” Armeninë në miqësoren e fundit të këtij viti, ne ndeshjen qe do te startoje ne oren 17.30 ne stadiumin “Air Albania”. Nderkohe pak minuta me pare eshte publikuar edhe formacioni zyrtar i kombetares tone.
Ajo qe te ben pershtypje, ndryshe sa deklaroi vete trajneri diten e djeshme, kapiteni i Vllaznise Erdenis Gurishta nuk do te jete ne formacion nga minuta e pare.
Keshtu, me skemen 3-5-2 ku ne porte do te jete Berisha dhe ne mbrojtjes Mihaj, Kumbulla dhe A. Bajrami. Ne mesfushen me 5 lojtare, eshte preferuar Hadroj ne krahun e djathte ne vend te Gurishtes, nderkohe qe ne te majte do jete Lenjani ndersa treshja e qendres do jete e formuar nga Laçi, Asllani dhe Çokaj.
Ne majten e sulmit nderkohe do te jete dyshja Skuka- Muçi. Edi Reja kërkon ta mbyllë me të paktën një fitore këtë vit dhe kështu në formacion ka zgjedhur që të aktivizojë disa nga lojtarët më të mirë në dispozicion dhe gjithashtu dy lojtarë që luajnë në Superiore.