Shqipëria ndeshet me Çekinë në “Air Albania”, në stadiumin Kombëtar për llogari të sfidës së Grupit B1. Kombëtarja pret çekët në një sfidë vendimtare për fatet e grupit në Nations League. Ndeshja starton prej orës 20:45 dhe e gjithë vëmendja është fokusuar aty.
Ky takim është një prej 2 të fundit të këtij edicioni, pasi pas Çekisë Kombëtarja Shqiptare pret Ukrainën. Trajneri Sylvinho i beson Indrit Tucit për herë të dytë vendin e titullarit, teksa “bomberi” Mirlind Daku mungon për arsye të kartonave.
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Laçi, Asllani, Ramadani, Asani, Tuci, Bajrami, Trajner: Sylvinho
ÇEKIA: Kovar, Holes, Jemelka, Boril, Coufal, Soucek (K), Cerv, Provod, Sulc, Chory, Cerny, Trajner: Ivan Hasek