Qe prej largimit nga Liria e Prizrenit ka qene pushim ndonese nuk i kane munguar ofertat si nga Shqiperia dhe Kosova, megjithate trajneri shkodran Samuel Nikaj duket se do te rikthehet serish ne pankine dhe serish ne Kosove.
Duket se ai tashme eshte lidhur ngushtesisht me futbollin kosovar dhe pas pervojave te kaluar me Flamurtarin e Prishtines, Vushtrrine dhe Lirine, tashme mund te nise nje te katert dhe serish ne kategorine e pare.
Nje gje te tille e ka bere te ditur vete Nikaj ne nje prononcim ekskluziv per “Shkodra Sport” teksa ka deklaruar se kjo çeshtje mund te mbyllet brenda disa ditesh dhe nuk perjashtohet mundesia brenda kesaj jave.
“Po mund t’u konfirmoj faktin se jam shume prane arritjes se marreveshjes me nje ekip kosovar dhe gjithçka mund te mbyllet brenda pak ditesh. Nuk mund ta zbuloj emrin, por kemi te bejme me nje nga ekipet qe ka pretendime per t’u ngjitur ne Superlige ne fund te sezonit dhe per rrjedhoje duan ta ma besojne mua pankinen.
Ne fakt, nuk kam patur asnjehere deshire qe te marre drejtimin e nje ekipi tre muaj para fundit te kampionatit, megjithate mbase ka ardhur momenti ta provoje edhe kete gje dhe mbi te gjitha e rendesishme eshte te justifikoj besimin e drejtuesve”- ka thene Nikaj.
Kujtojme qe trajneri shkodran ka arritur te ngjise dy ekipe kosovare ne Superlige, pikerisht Flamurtarin dhe Vushtrrine nderkohe qe deshiroi ta bente te njejten gje edhe me Lirine, por gjerat ndryshuan dhe ai u largua ne dhjetor nga drejtimi i saj, por mund te rikthehet serish dhe te ngjise nje skuader tjeter ne Superlige.
www.shkodrasport.com