Vushtrria është bërë me trajner të ri.
Skuadra vushtrriase ka emëruar në krye të shtabit teknik trajnerin nga Shqipëria, Samuel Nikaj.
Nikaj së fundmi drejtoi ekipin e Kastriotit dhe e dërgoi në Superioren shqiptare.
Ndërkohë, para dy vitesh, po i njëjti trajner e kishte rikthyer Flamurtarin në Superligë.
Tashmë është radha që këtë ta bëjë edhe me Vushtrrinë.
Ky është njoftimi i klubit
Sonte ne oret e vona eshte arritur marreveshje ne mes te FC Vushtrria dhe trajnerit Samuel Nikaj.
Nikaj eshte nga qyteti i Shkodres dhe vjen me nje bagazh te madh te rikthimeve.
Ai ka drejtuar skuadra te cilet i ka rikthyer nga Liga e Pare ne Superlige, KF Flamurtarin (Prishtine) vitin e kaluar si dhe KS Kastriotin (Kruje) ne Shqiperi vitin e fundit, ai madje me heret ka drejtuar skuadrat si KF Vllaznia (Shkoder) dhe KF Beslidhja (Lezhe).
Me Nikajn trajner, FC Vushtrria synon Superligen ne sezonin e ardhshem.
Se bashku, drejte Superliges!
Fotografia e FC Vushtrria #faqjazyrtare