Vjen zyrtarizimi i “divorcit” te mesfushorit shkodran Sebastian Spahiu me ekipin e Egnatias. Maredheniet e tij me trajnerin Tetova nuk kane qene ato te duhurat, teksa numri 1 i pankines rrogozhinasve nuk e ka preferuar keto kohet e fundit dhe si rrjedhoje lojtari ka kerkuar largim.
Kjo gje eshte pranuar edhe nga ana e presidentit Demrozi dhe si rrjedhoje mbremjen e sotme ka ardhur edhe ndarja. Ka qene vete lojtari qe permes nje instastory e ka lajmeruar kete gje duke shkruar:
“Pershendetje te gjitheve. Ju njoftoj se qe nga sot nuk jam me pjese e KF Egnatias pasi arritem nje marreveshje nga te dy palet per ta mbyllur bashkepunimin. Ishte kenaqesi te shkruaj historine e klubit, te fitonim titullin kampion. Falenderoj çdo tifoz rrogozhinas per perkrahjen e vazhdueshme, shoket e ekipit dhe presidentin Demrozi”.
Nje largim i tille nga skuadra kampione e ketij lojtari, padyshim qe ka zgjuar ne Shkoder endrren e veshjes se tij kuqeblu. A mund te ndodhe kjo gje? Ne futboll kurre nuk mund te thuash kurre…/www.shkodrasport.com/