Gazeta “Shkodra Sport” i pat paralajmeruar dhe sot te dy keta futbolliste jane zyrtarizuar si pjese e Vllaznise. Behet fjale per ish- portierin e Korabit Jurgen Mehidri dhe sulmuesin e FK Skopje, Bujar Hajdari.

Te dy keta futbolliste i jane bashkuar ekipit shkodran ne pergatitoren qe ai eshte duke zhvilluar ne Medjugorje te Bosnje- Hercegovines duke u vene ne dispozicion te stafit teknik.

“Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se me skuadrën në stërvitjet që ajo po zhvillon në Bosnjë- Hercegovinë, janë bashkuar edhe dy futbollistë të rinj.

Bëhet fjalë për portierin Jurgen Mehidri dhe sulmuesin Bujar Hajdari të cilët do të jenë pjesë e jona për tre vitet e ardhshme.Mirë se erdhët në familjen kuqeblu Jurgen & Bujar!”- shkruhet ne njoftimin e klubit shkodran.

Siç shikohet, politika e drejtuesve te Vllaznise per te firmosur kontrata afatgjata me futbollistet, ka vijuar edhe me keto dy te fundit dhe kjo tregon se projekti kuqeblu eshte edhe per te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/