Nje lajm i mire per sportin shkodran ka mberritur mbremjen e sotme nga Brukseli. Shkodra eshte zgjedhur si “Qyteti Europian i Sportit” per vitin 2025. Kandidatura e paraqitur para disa muajsh nga Bashkia Shkoder eshte miratuar bashke me ate te 22 qyteteve te tjera europiane ne mbledhjen e sotme te “ACES EUROPE”.

Data 12 dhjetor, ora 16:00 ka qene e planifikuar per mbledhjen gala te ketij institucioni per ndarjen e çmimeve dhe shpalljen e kandidaturave. Gjithçka ka ndodhur ne ambjentet e Parlamentit Europian dhe te pranishem kane qene perfaqesues te qyteteve te ndryshme, mes te cileve edhe drejtuesit e larte te Bashkise Shkoder dhe ata te sportit prane ketij institucioni.

Ndonese nga Bashkia ende nuk ka dale lajmi i pranimit te kandidatures se saj, mjafton te klikosh ne faqen zyrtare te ACES Europe dhe tek fituesit e “Qyteteve Europiane te Sportit” do te shohesh edhe ate te Shkodres. Çka do te thote se aprovimi ka ardhur, bashke edhe me ate te 8 qyteteve italiane, 4 qyteteve spanjolle, 3 qyteteve franceze dhe nga 1 qytet te Luksemburgut, Portugalise, Çekise, Sllovakise Turqise, Gjeorgjise dhe Bosnje- Hercegovines.

Nderkohe tashme mbetet per t’u pare se cili do te jete projekti i Bashkise Shkoder per aktivitetet qe do te organizohen ne kete qytet dhe cilat do te jene perfitimet e tij nga fitimi i kesaj kandidature per te qene “Qyteti Europian i Sportit”./www.shkodrasport.com/