Shkodranet e MFC Panthers kane arritur te marrin nje fitore me shume vlere mbremjen e sotme ne ndeshjen gjysmefinale te Kupes se organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit ne futbollin 9×9.

Ajo eshte ndeshur me ekipin Barrikada ndaj te cilit ka fituar me rezultatin 1-0, por qe i ka mjaftuar per te shkuar ne finale ku do te synoje fort ta fitoje kete trofe.

Fatin e kesaj ndeshje e cila u luajt ne kompleksin “Skender Halili” te kryeqytetit, e ka vendosur nje gol i shenuar qe ne pjesen e pare nga futbollisti Albert Mila. Me pas, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve, nuk ka patur gola te tjere dhe gjithçka eshte mbyllur me kete rezultat.

Ekipi i MFC Panthers qe drejtohet nga trajneri Fatmir Axhani ne kete menyre e ka siguruar tashme finalen dhe pret kundershtarin e saj. Ai do te dale nga ndeshja Hidro Alfa – FC Dussel qe do te luhet javen e ardhshme, nderkohe qe ende nuk dihet se kur do te luhet kjo finale.

Pavaresisht ketij fakti, shkodranet do te kerkojne deri ne fund ta fitojne kete trofe, ne te parin edicion ku marrin pjese dhe sigurisht qe jane te pergatitur per ta bere kete gje.
Gjergj KOLA