Nga Gjergj KOLA

Shqiperia U19 ka fituar miqesoren ndaj Maltes ndeshjen pare miqesore e cila u luajt mbremjen e sotme ne stadiumin “Centenary Stadium”. Kuqezinjte e drejtuar nga trajneri Blendi Shkembi kane fituar me rezultatin e ngushte 1-0.

Autor i te vetmit gol te kesaj ndeshje, qe i dha njekohesisht fitoren kombetares tone, ka qene futbollisti me origjine nga Lezha, Denis Prendi. Golin e ka shenuar ne minuten e 49-te te ndeshjes.

Ka qene nje goditje kendi per ekipin tone dhe topi ka shkuar ne zone, aty ku shtatelarti Prendi ka kercyer sakte me kke duke e derguar topin ne rrjete. Nderkohe qe ne minuten e 60-te ai eshte zevendesuar nga ana e stafit teknik per t’i dhene mundesine edhe futbollisteve te tjere te aktivizohen.

Denis Prendi luan me ekipin U17 te Akademise se Cremonezes ne futbollin italian ku me ekipin e tij renditet aktualisht ne vendin e pare, i shkeputur shtate pike nga vendi i dyte dhe thuajse e kane siguruar ngjitjen ne Seria A.

Ai eshte 17 vjeç, luan ne rolin e qendermbrojtesit dhe konsiderohet nje lojtar me shume te ardhme, qe natyrisht do t’i sherbeje edhe ekipeve tona kombetare.Nderkohe kombetarja U19 do te luaje pas dy ditesh miqesoren tjeter ndaj Maltes, ku serish do te kerkoje fitoren./www.shkodrasport.com/