Nuk do të ketë ndeshje në mesjavën e ardhshme, siç ishte në programin e FSHF-së. Java e 27-të e Superiores është shtyrë për në datat 31 mars dhe 1 prill.
Ky është vendimi i fundit i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe që u është bërë i ditur të gjitha klubeve të Superiores. Ndeshja Vllaznia- Skenderbeu do te luhet te shtunen, me 31 mars ne oren 17.00
Ndeshjet e javës së 27-të do të zhvillohen ditën e shtune dhe te diele dhe të gjitha skuadrat kanë më shumë kohë të përgatiten. Vendimi është marrë për shkak të kushteve të vështira atmosferike, që kanë pushtuar vendin tonë ditët e fundit.
Në fakt, ka edhe shumë ditë kohë deri mesjavën e ardhshme, por situata nuk duket aspak premtuese dhe në FSHF kanë vendosur për këtë shtyrje. /Vipsport/