Humbja e jetës së kapitenit të Fiorentina-s, Davide Astori ka tronditur mbarë futbollin në botë, jo vetëm në Itali.
31-vjeçari u gjet i vdekur në dhomën e hotelit, ku skuadra ishte grumbulluar në prag të ndeshjes ndaj Udinese.
Trajneri i Milan-it, Gennaro Gattuso përmes një statusi të postuar në rrjetet sociale ka kërkuar shtyrjen e të gjitha ndeshjeve në Serie A, të cilat ishin planifikuar të luheshin sot.
Vetëm pak minuta më parë mediat italiane shkruajnë se Federata Italiane e Futbollit së bashku me drejtuesit klubeve kanë rënë dakord për shtyrjen e të gjitha sfidave të planifikuara për t’u luajtur sot, në një datë të mëvonshme. /EDS/