E mbetur prej disa ditesh pa trajner qe pas doreheqjes se Stavri Nices, tek Kastrioti jane “kujtuar” per te zgjedhur trajnerin e ri dhe zyrtarizimi i tij ka ardhur vetem para pak minutash.

“KS Kastrioti i uron mirëseardhjen teknikut më të ri të skuadrës Klevis Hima. Trajneri i ri është prezantuar ditën e sotme nga drejtuesit përpara skuadrës dhe menjëherë ka nisur nga puna për ndeshjen e radhës”- shkruhet ne faqen e ketij klubi.

Kujtojmë qe Hima e ka tashme eksperiencen e duhur per te drejtuar nje skuader te tille. Ai per disa vite me rradhe ka qene zevendestrajner tek ekipi i Laçit dhe nderkohe ne sezonin e kaluar drejtoi Burrelin ne kategorine e pare.

Tashme tek Kastrioti do te mundohet te beje me te miren e tij. Skuadra aktualisht ndodhet ne vendin e shtate me 30 pike, por ka nje ngjeshje me dy skuadrat e tjera qe jane me lart ne renditje, me te cilat i ndan vetem nje pike.