Mbremjen e sotme gjithçka eshte zyrtarizuar. Sulmuesi shkodran Brajan Gruda eshte prezantuar tek skuadra e tij e re- Brighton. Ne kete menyre futbollisti 20 vjeçar do te kete mundesi qe ne sezonin e ri te luaje ne kampionatin me te forte ne Bote, ne Premier League.

Lajmin e ka publikuar si klubi i tij i ri ashtu edhe Mainz 05, klubi i tij i meparshem i cili e ka falenderuar per kontributin e dhene ne vite per kete skuader. Kujtojme qe Mainz mendohet te kete fituar nje shume rekord prej 30 milione eurosh nga transferimi i ketij futbollisti.

Gruda ka spikatur ne Bundesligen gjermane duke treguar aftesi shume te mira dhe si rrjedhoje ishte ne qender te merkatos. Shume ekipe kane shfaqur interes per te, por ne fund ka fituar Brighton.

Nje transferim i rendesishem qe mund t’i hape rruge te reja karrieres se futbollistit qe aktualisht eshte pjese e kombetares U21 te Gjermanise./www.shkodrasport.com/