Nga Endri ÇINARI

Ishte një lojtar i lirë deri në këto moment, por tashmë ka zyrtarizuar klubin e ri. Fjala është për sulmuesin shkodran, Rubin Hebaj i cili para pak minutash është njoftuar se do jetë lojtar i Sfaxien në sezonin e ri. Sulmuesi do e vijojë karrierën në Afrikë dhe konkretisht në Tunizi ku militon klubi bardhezi.

Një lëvizje me të vërtetë surprizuese kjo e 26-vjeçarit që shumë kush e priste në një kampionat europian. Afrika do jetë kontinenti i tretë ku shtatlarti do luajë, pas aventurave në Europë. Ku në vendin tonë është aktivizuar me Vllazninë, Partizanin dhe Teutën. E ndërsa në Slloveni me Domzale dhe Ukrainë me Vorskla e po ashtu me Shkëndijën në Maqedoninë e Veriut.

Hebaj gjithashtu ka luajtur edhe në Azi duke spikatur me gola në kampionatet e Uzbekistanit dhe Arabisë Saudite. E tashmë do jetë pjesë e futbollit afrikan me skuadrën e Sfaxien. Kampionati në Tunizi sapo ka filluar dhe është luajtur vetëm java e parë e sezonit. Ku skuadra e re e shkodranit ka barazuar 2-2 në ndeshjen debutuese të sezonit 2024-25./www.shkodrasport.com/