U prit te vinte javen qe shkoi, por ne fakt ka mberritur pak minuta me pare ne aeroportin e Rinasit. E kemi fjalen per nje tjeter basketbollist amerikan qe do te jete tani e tutje pjese e Vllaznise.
Behet fjale per Anthony Ozubuekwe, nje basketbollist i gjate 2.04 metra dhe qe luan ne pozicionin e qendres. Kuqebluve ne fakt u kishte munguar nje lojtar i tille dhe me ardhjen e tij shpresohet shume te jete gjendur i duhuri.
Tashme drejtuesit e shoqates se basketbollit Vllaznia do te bejne çmos per ta federuar ne menyre qe Ozubuekwe te jete i gatshem per te luajtur me skuadren ne fundjave ne ndeshjen e rradhes. Lojtari i sapoardhur behet amerikani i trete qe eshte bashkuar me skuadren shkodrane sepse pjese e saj jane edhe Craig Lamont Saab dhe Mckyron Endrel Tucker.
Largimi i Memçajt per te Teuta e beri mese te domosdoshme nderhyrjen ne merkato te kuqebluve dhe per me teper ata tashme kane marre nje lojtar ne pozicionin qe kishin me shume nevoje se per asgje tjeter dhe po ashtu edhe me nje shtatelartesi te admirueshme.
Vllaznia ndodhet per momentin ne vendin e gjashte te renditjes dhe objektivi i deklaruar edhe nga trajneri Bekteshi eshte qe te renditurit brenda gjashtese se pare dhe prania ne fund te kampionatit ne fazen play-off sepse sivjet ai do te jete me 6 skuadra.