Tirana mëson ditën e sotme kundërshtarin për turin e parë në Ligën e Kampionëve. Shorti ka vendosur që Tirana të përballet me gjeorgjianet e Dinamo Tibilisi.

Në rast fitimi të ndeshjes, bardheblutë do të kalojnë në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve, në të kundërt në rast humbje, atëherë ekipi i Egbo do të kalojë në raundin e dytë të Ligës së Europës.

Kryeqytetasit ishin vendosur në grupin e 4-t nga UEFA ditën e djeshme, teksa tashmë do të masin forcat me skuadrën e gjeorgjiane dhe do të luhet në transfertë, pasi kështu u vendos nga goglat.

Shpresat dhe deshira eshte per te kaluar ne turin e dyte te Liges se Kampioneve megjithate duhet pare se çfare do te ndodhe ne kete perballje me gjeorgjianet.