Humbja në derbin me Partizanin dhe sezoni me oshilacione nuk është falur te Tirana. Bardheblutë kanë shkarkuar trajnerin Julian Ahmataj.

RTSH Sport bën të ditur se Ahmataj është shkarkuar nga posti i trajnerit dhe se me shumë mundësi do ti besohet roli i drejtorit teknik.

Sipas këtyre burimeve, momentalisht po diskutohet për emrin e trajnerit të ri, i cili do të zyrtarizohet në ditët në vazhdim.

Tirana aktualisht ndodhet në vendin e katërt në klasifikim me 34 pikë, me 9 fitore, 7 barazime dhe 8 humbje, 42 gola të shënuar dhe 37 të pësuar.