Teuta- Vllaznia eshte sfida qe do te startoje ne oren 16.00 ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit. Nje takim qe pritet me interes nga te dy skuadrat qe do te tentojne fitoren.
Shkodranet nderkohe kane mberritur ne stadium dhe po behen gati per startin e ndeshjes teksa trajneri Josa ka percaktuar edhe formacionin qe do te hedhe ne fushe nga minuta e pare.
Keshtu ne porte do te jete Zogoviç, ndersa ne katershen e mbrojtjes do te jete Smajli nga e djathta dhe Hakaj ne te majte ndersa ne qender do te jete dyshja Gurishta- Bulatoviç.
Ne treshen e mesfushes nderkohe do te kete ndryshime teksa perpos Jonuzit e Markut kete here nga ana e trajnerit eshte preferuar Boshnjaku. Edhe ne repartin e sulmit do te kete ndryshime per kete takim.
Keshtu Mala do te jete si gjithmone ne krahun e djathte te sulmit, ndersa ne te majte eshte preferuar Çoba ndera ne maje te sulmit do te jete Bekim Balaj. Me kete formacion, Vllaznia do te kerkoje suksesin ne sfiden qe do te startoje pas pak minutash./SHKODRA- SPORT. COM/