Nje levizje surprize kjo e sotmja e ish- trajnerit te Vllaznise Thomas Brdariç. Kur pritej qe ai te firmoste dhe te prezantohej tek nje ekip i katetorise se katert ne Gjermani, krejt befasisht ate e shohim duke u prezantuar ne nje kampionat tjeter.

Madje te larget, ne Indi. Ka qene skuadra e Chennaiyin FC e cila paraditen e sotme e ka zyrtarizuar ne pankine trajnerin 47 vjeçar nga Gjermania i cili deri para dy muajsh drejtoi Vllaznine.

Ne kete menyre, per Brdariç pasi ka punuar ne Bjellorusi, Uzbekistan, Maqedoni te Veriut dhe Shqiperi, tashme do te nise nje aventure te re ne Indi, ku padyshim qe do te tentoje te beje nje pune sa me te mire.

Ne fakt lajmet e diteve te fundit qe e lidhnin Brdariç me skuadren e kategorise se katert gjermane u duken te çuditshme por duket se ai ka qene ne pritje te mbylljes se marreveshjes me klubin indian dhe tashme çdo gje ka perfunduar./SHKODRA-SPORT.COM/