Ka mbërritur edhe firma për futbollistin e Vllaznisë Armando Vajushi me skuadrën e tij të re, Liteks Loveç. Kjo ka ndodhur pak minuta më parë dhe lajmi konfirmohet për gazetë online “shkodrasport.com” nga menaxheri i tij shkodrani tjetër Uliks Kotrri. Kohëzgjatja e kësaj kontrate do jetë 3 vjet e gjysëm por drejtuesit e klubit bullgar kanë si objektiv promovimin e këtij futbollisti dhe shitjen e tij në një klub më të madh jashtë vendit.

Vajushi I shoqëruar nga babai I tij dhe menaxheri shkodran Uliks Kotrri, kanë udhëtuar që të martën drejt Bullgarisë ndërsa paraditen e sotme ka kryer të gjitha testet mjekësore. Më pas është kaluar tek hedhja e firmës e cila ka qenë një formalitet pasi marëveshja është mbyllur para disa ditësh. Në bazë të kontratës së nënshkruar sot, Armando Vajushi do ketë një rrogë mujore prej 6 mijë eurosh pa përmendur këtu edhe premiot e shpërblimet e mëdha që jepen për rezultatet positive.

www.shkodrasport.com