Paraditen e sotme ka ndërprerë zyrtarisht kontratën me ekipin e Vllaznisë dhe Valdano Nimanit nuk i është dashur shumë kohë të gjejë ekipin e tij të ri. Ai është ekipi i Laçit. Në këtë mënyrë mesfushori me tipare sulmuese rikthehet sërish tek skuadra ku pati kulmin e karrierë së tij dy sezone më parë. Ai është marrë vesh menjëherë me presidentin Pashk Laska paditene sotme dhe ka firmosur kontratën e re. Ka qenë edhe trajneri i ri i kësaj skuade, Përparim Daiu, ai që e ka kërkuar me ngulm këtë lojtar. Nimani në fakt tek Vllaznia asnjëherë nuk dha atë që pritej. Ndoshta ka qenë edhe i pafat ngaqë ka kaluar shumë dëmtime gjatë kësaj periudhe. Meqenëse kohët e fundit nuk ishte shumë në planet e trajnerit Vata, drejtuesit e klubit shkodran vendosën ta lënë të lirë dhe ai tashmë është pjesë e Laçit. Aty ku do tentojë të rikthehet sërish në formën e tij më të mirë. Tek Laçi gjen sërish shkodranin Erjon Vucaj me të cilin ka luajtur edhe më parë por edhe mbrojtësin Rexha.Në fakt në adresë të këtij lojtari pati një ofertë shumë të mirë nga Luftëtari por ai ka zgjedhur Superligën para kategorisë së parë.

www.shkodrasport.com