Vllaznia do te nise sot pergatitjet per ndeshjet europiane dhe skuadra do te zbrese ne fushen e stervitjes dhe te gjithe futbollistet qe jane nen kontrate do te jene perpara trajnerit Thomas Brdariç dhe stafit te tij.
Por ne kete seance pritet te zyrtarizohet edhe nje tjeter levizje te Vllaznia. Nje nga emrat me te shquar te historise se ketij klubi, golashenuesi me i mire i tij- Vioresin Sinani, do te marre nje tjeter detyre tek skuadra kuqeblu.
Gazeta “Shkodra Sport” meson se ai pritet te marre rolin e zevendestrajnerit te Vllaznise duke qene ne kete menyre krahu i djathte i trajnerit Thomas Brdariç, megjithate çdo gje do te mesohet pasditen e sotme kur skuadra te nise stervitjen.
Kujtojme se Sinani ne sezonin e fundit ka qene trajner i ekipit U19 te Akademise Vllaznia dhe prej ketij ekipi tashme kane firmosur plot 5 futbolliste me ekipin e pare dhe pikerisht Zaganjori, Dodaj, Halili, Jukaj dhe Shimaj./www.shkodrasport.com/