Vllaznia e femrave ka percaktuar formacionin me te cilin do ta nise ndeshjen ndaj kampiones gjeorgjiane, Lanchkhuti, e cila starton ne oren 16:00, ndeshje kjo gjysmefinale e grupit 2 te ‘Uefa Women’s Champions League’.
Trajneri Leka do ta nise ndeshjen me Hysken ne porte, nderkohe qe ne mbrojtje do te jete Ramadani ne te djathte dhe Curraj ne te majte. Dyshja e qendres do te jete e formuar nga Bajraktari dhe Mustard.
Nderkohe, ne repartin e mesfushes do te jete kapitenia Franja se bashku me Pressley dhe Megi Doçin. Ne sulm do te luajne Jones, Borci dhe Ahamadi.
Pavaresisht se kundershtari luan ne fushen e tij dhe duket shume i motivuar per te arritur suksesin, vajzat kuqeblu jane te pergatitura per te zhvilluar nje ndeshje te mire dhe per te tentuar fitoren dhe kualifikimin ne finalen e grupit 2. /SHKODRASPORT.COM/