Ka përfunduar pak çaste më parë kampionati kombëtar i boksit për të rritur i cili u zhvillua për tre ditë me rradhë në qytetin e Durrësit. Vllaznia e Shkodrës me meritë është shpallur kampione e vendit duke zënë vendin e parë në renditjen ekipore para Tiranës që u rendit e dyta dhe ekipit privat Enea që u rendit i treti.
Vllaznia ka arritur të nxjerrë katër boksierë kampionë nga rradhët e saj dhe pikërisht Denis Zllatiçanin në peshën 60 kg, Asmer Bilali në peshën 69 kg, Kristian Demaj në peshën 91 kg dhe Nelson Hysa në peshën +91 kg. DY boksierët e tjerë që ishin në finale, Preçaj dhe Vjerdha janë mundur nga rivalët e tyre. Megjithatë suksesi i Vllaznisë që shpallet për të 18-tën herë kampione e vendit në boks, është për t’u përshëndetur. Një meritë absolute e trajnerit Zef Gjoni dhe stafit të tij të përbërë nga Kujtim Demi, Jozef Sermi e Besnik Limani po ashtu edhe i gjithë sportistëve që vazhdojnë të jenë të pathyeshëm në ringjet shqiptare.