Sot ne ora 16:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” do te luhet ndeshja e javes se fundit te “Abissnet Superiore”, ajo ne mes Vllaznise dhe Skenderbeut. Shkodranet e kane arritur tashme objektivin e pare per te qene ne katershen qe do te vijojne garen ne “Final 4” per titullin kampion dhe duket se kane pak shanse per te kapur vendin e dyte, por duhet te mjaftohen me te tretin.
Ne keto rrethana, gazeta meson se trajneri Brdariç ka vendosur te lere pushim disa prej titullareve te skuadres ne ndeshjen e sotme. Siç dihet, Krymi, Hakaj, Gruda e Stojanoviç jane me probleme demtimesh dhe nuk luajten as ne ndeshjen e kaluar ndaj Tiranes. Perpos tyre, Smajli ka plotesuar numrin kater te kartova te verdhe.
Ne keto rrethana, pritet qe stafi kuqeblu te lere pushim sot edhe lojtare si Balaj, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Juriç e ndonje tjeter, ne menyre qe te kene kohen e duhur per t’u pushuar dhe per t’u bere gati per ndeshjen gjysmefinale te “Final 4”.
Nisur nga keto mungesa, ne fushe do te jene kryesisht lojtare te formacionit te dyte, apo dhe ndonje tjeter nga ekipi U21 apo U19, te cilet do te kene mundesi t’i tregojne stafit te Vllaznise sesa vlejne dhe padyshim qe kjo eshte nje mundesi e mire per ta, te cilen duhet ta shfrytezojne./