Vllaznia e mbyll me Goce Sedloskin. Lajmet qe kane qarkulluar prej dites se djeshme, jane konfirmuar sot me komunikaten zyrtare te bere publike nga vete klubi shkodran.
“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton të gjithë opinionin sportiv se kontrata me trajnerin Goce Sedloski ka përfunduar. Duke e falenderuar për punën e bërë gjatë kësaj periudhe me skuadrën tonë, klubi i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!”- shkruhet ne njoftimin e klubit shkodran.
Vetem pak rreshta, por qe thone shume gjera. Klubi nuk ka qene shume i bindur per vazhdimin e punes me teknikun maqedonas dhe opsioni per rinovimin e kontrates edhe per sezonin e ri ka rene poshte.
Tashme mbetet per t’u pare se kush do te jete trajneri i ri i Vllaznise. Per momentin ende nuk ka asgje konkrete, por vetem fjale, megjithate me siguri qe presidenti Xhaferi dhe drejtori sportiv Plori jane duke u menduar mire per kete gje, para se te vendosin./SHKODRA-SPORT.COM/