Vllaznia do te luaje sot ne ora 17:30 ne Laç ndeshjen e rradhes miqesore, e fundit para startit te kampionatit. Ajo do te ndeshet me skuadren vendase, ne nje perballje qe do t’u sherbeje shume te dy trajnereve, Brdariç dhe Cungu.
Por nderkohe gjermano- kroati i pankines kuqeblu ka vendosur te beje edhe 2-3 ndryshime ne formacion, krahasuar me ate te ndeshjeve te fundit. Keshtu, Qarri do te jete serish ne porte ndersa dy mbrojtesit e kraheve, Gurishta dhe Yago nuk do ta nisin nga minuta e pare (braziliani eshte i demtuar dhe pritet te mos luaje fare).
Ne vend te tyre do te luaje Sala djathtas, ndersa surprize do te jete Qato qe do te luaje ne kete vend. Por nderkohe ka edhe nje levizje tjeter ne formacion sepse kete here nuk do te jete Kahrimanoviç dhe treshja e mesfushes do te jete e formuar nga Deliu, Krymi dhe Alivoda.
I vetmi repart pa ndryshime do te jete ai i sulmit ku do te luaje serish treshja Dodaj- Mala- Balaj. Vllaznia do te kerkoje te demonstroje vlerat e saj me te mira pikerisht 9 dite para sfides se pare te kampionatit, asaj ne transferte me ekipin e Partizanit./www.shkodrasport.com/
Formacioni anti- Laçi:
Qarri- Sala, Stojanoviç, Juriç, Qato, – Deliu, Krymi- Alivoda, – Dodaj, Mala, Balaj. Trajner Thomas Brdariç.