Vllaznia do te luaje pas 30 minutash ndaj Kastriotit ne “Loro Boriçi” ndeshjen e rradhes dhe trajneri Brdariç ka vendosur te ndryshoje serish ne formacion.
Ndryshimi tani eshte ne mesfushe teksa eshte lene pushim mesfushori Ardit Krymi dhe ne vend te tij do te jete sulmuesi brazilian Victor da Silva.
Te tjeret do te jene po ato duke perfshire edhe Imamin ne vend te Adilit te skualifikuar. Pra, ne porte do te jete Zogoviç, ndersa katershen e mbrojtjes do ta formojne dhe Gurishta, Shehi e Isavski.
Dyshja para mbrojtjes do te jete e formuar nga Marku dhe Jonuzi, ndersa para tyre do te luajne tre lojtare me aftesi sulmuese, Da Silva, Imeri e A. Hoxhaj nderkohe qe ne maje te sulmit do te jete Avdijaj./SHKODRA-SPORT.COM/