Vllaznia do te luaje pas diçka me pak se nje ore ndeshjen e saj te trete dhe te fundit ne pergatitoren qe eshte duke zhvilluar ne Bosnje- Hercegovine. Ajo do te ndeshet me skuadren vendase NK Igman Konjic, pjesmarrese ne Superligen boshnjake.

Nderkohe gazeta “Shkodra Sport” ka mesuar edhe formacionin me te cilin skuadra shkodrane do te zbrese ne fushen e lojes ne kete miqesore te rradhes, teksa verehen disa ndryshime.

Ndryshime keto edhe per shkak te mungesave sepse kapiteni Hakaj dhe sulmuesi Çoba kane ndjere shqetesime te vogla demtimesh dhe si rrjedhoje stafi nuk ka rrezikuar me to. Por nga ana tjeter, nga sa merret vesh do kete ndryshime edhe ne vendosjen e skuadres ne fushen e lojes.

Kete here nuk do te aplikohet skema 3-4-3, por 4-4-2. Ne porte do te jete Qarri, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e formuar nga Dragoshi e Smajli ne krahe dhe dyshja Stojanoviç- Juriç ne qender.

Edhe ne mesfushe do te luhet me kater teksa ne krahe do te jene Boshnjaku nga e djathta dhe Mala nga e majta ndersa ne qender dyshja Cheshmedjiev e Alivoda. Ne sulm sakaq do te luaje dyshja Balaj- Gruda.

Kujtojme qe kjo eshte miqesorja e trete e Vllaznise. Ne te paren ka fituar 4-0 ndaj ekipit NK Medjugorje, ne te dyten ka barazuar 1-1 ndaj NK Posusje dhe tashme pritet edhe rezultati i kesaj miqesoreje te fundit perpara ballafaqimeve europiane me Linfield./SHKODRA-SPORT.COM/