Pas me pak se nje ore, ne Austri Vllaznia do te nise miqesoren e dyte teksa kete here do te ndeshet me ekipin vendas te SV Lafnitz i cili merr pjese ne ligen e dyte te futbollit te ketij vendi.
“Shkodra Sport” meson se trajneri Josa ka vendosur te beje disa ndryshime ne formacion por edhe ne skemen e lojes me te cilen do te luaje ndaj ketij kundershtari, ne sfiden qe do te nise ne oren 17.30 ne “ANKER ARENA” KSV Ankerbrot Montelaa Stadium.
Keshtu ne porte do jete serish Zogoviç, ndersa ne mbrojtje kete here do te kete nje ndryshim. Rikthehet ne krahun e majte Hakaj i cili mungoi ne ndeshjen e kaluar per shkak te nje demtimi. Tre te tjeret e prapavijes do te jene te njejtit me Gurishten ne te djathte dhe dyshen Juriç- Bulatoviç ne qender.
“Shkodra Sport” meson se edhe ne mesfushe do kete ndryshime, madje edhe ne vendose. Sot nuk do luhet me dy para mbrojtjes, por do luhet me skemen 4-3-3 dhe per kete arsye treshja e mesfushes do jete e perbere nga Jonuzi, Boshnjaku dhe Marku.
Ndryshime do kete edhe ne sulm teksa kete here do jete treshja Çoba, Ardit Hoxhaj dhe Aralica qe do ta nise nga minuta e pare kete ndeshje miqesore. Stafi teknik i kuqebluve po sheh te gjithe opsionet e mundshme per te zgjedhur 11-shen me te mire me te cilen do te luaje ne ndeshjen e pare ndaj Universitatea Craiova./SHKODRA-SPORT.COM/