Vllaznia do te luaje sot ne oren 17.30 ndaj ekipit nga Doha e Katarit, Al Ahli, nje nga me te vjetrit e ketij vendi. Kjo miqesore padyshim qe do te jete nje test i rendesishem per kuqeblute sepse niveli i kundershtarit eshte i larte.

Por nderkohe nga sa mesohet, formacioni i kuqebluve per kete ndeshje do te kete disa ndryshime. Keshtu, kete here ne porte do te jete Kristi Qarri. Edhe ne mbrojtje do te kete ndryshime teksa ne ndeshjen e sotme do te luaje katershja e perbere nga Smajli, Juriç, Shehi dhe Hakaj.

Trajneri Josa ka ndryshuar edhe ne mesfushe ku kete here do ta nisin nga fillimi treshja Alivoda, Jonuzi dhe Heriç, nderkohe qe ne sulm do te jete treshja tjeter e perbere nga Kruja, A. Hoxhaj dhe Kaina.

Siç shikohet, ne kete takim stafi ka vendosur t’i besoje nga minuta e pare disa lojtareve te tjere, nderkohe qe Gurishta, Bulatoviç, Boshnjaku, Aralica e ndonje tjeter do ta nisin nga stoli./SHKODRA-SPORT.COM/