Përmbushet edhe dëshira e fundit e drejtuesve të shoqatës së basketbollit të Vllaznisë për merkaton e janarit. Pas Hamatit dhe tre amerikanëve, pasditen e sotme ata kanë zyrtarizuar edhe blerjen e fundit. Bëhet fjalë për Algert Gjonajn. Lojtari i cili kishte ditë që përflitej se do të vishej kuqeblu, ka nxjerrë jo pak probleme sa i takon largimit nga skuadra aktuale, Ardhmëria, nisur edhe nga marëdhëniet me trajnerin Bilali, megjithatë shkodranët e kanë bindur më në fund që të jetë pjesë e tyre në vazhdimin e kampionatit.
Lajmi për marrjen e këtij lojtari konfirmohet nga drejtuesit e shoqatës. Sipas tyre tashmë merkatoja është e mbyllur dhe do të vijojë puna për bërjen gati të skuadrës për ndeshjet e kampionatit ku do të tentohet me çdo kusht fitimi i titullit të katërt kampion rradhazi.
© shkodrasport.com