Në orën 13:00 në Nion të Zvicrës u hodh shorti për turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Tirana, Egnatia dhe Vllaznia janë 3 skuadrat nga Superiorja që marrin pjesë në këtë kompeticion.

Të tria skuadrat janë njohur ditën e djeshme me rivalët e turit të parë, ndërkohë që sot mësojnë edhe rivalët e turit të dytë, gjithmonë nëse ato arrijnë të kualifikohen.

Kështu, nëse Tirana arrin të kalojë Dinamo Batumin, në turin e dytë do të përballet me gjigandët e Beshiktash, ndërkohë që Egnatia do të ketë përballë skuadrën greke të ARIS Selanik. Rival polak ka rezervuar shortin për Vllazninë, që në turin e dytë është Pogon Zhezçin.

BESHIKTASH – TIRANA / DINAMO BATUMI

ARARAT ARMENI / EGNATIA – ARIS SELANIK

LINFILD / VLLAZNIA – POGON ZHEZÇIN (Poloni)