Vllaznia e basketbollit te meshkujve mund edhe Elbasanin dhe siguron kalimin ne finalen e Kupes se Shqiperise per sezonin 2024-2025. Ndeshja gjysmefinale ndaj ketij kundershtari eshte luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” dhe eshte fituar nga shkodranet me rezultatin e ngushte 79-77.
Duhet thene se ka qene nje perballje shume e luftuar nga te dy ekipet. Perioda e pare eshte mbyllur me fitoren e kuqebluve 23-21, nje 10 minutesh ky qe tregoi se ato nuk do ta kishin aspak te lehte ndaj elbasanasve. Kjo u shfaq edhe ne perioden e dyte qe u fitua 22-20 nga kundershtari.
Kjo do te bente qe dy ekipet te shkonin ne pushimin e ndeshjes me rezultatin e barabarte 43-43 dhe kjo paralajmeronte rivalitet edhe ne vazhdim. Ne perioden e trete eshte Vllaznia qe luan me mire dhe e fiton ate 21-16 duke krijuar nje epersi te vogel te cilen eshte munduar ta administronte deri ne fund.
Dhe keshtu ka ndodhur. Ne 10 minutat e fundit Elbasani ben gjithçka per te permbysur shifrat dhe i fiton ato 18-15, por kjo nuk i mjaftoi per ta fituar krejt ndeshjen qe kesisoj ul siparin me nje avantazh prej 2 pikesh ne favor te Vllaznise. Per te, Wilkins si zakonisht ka qene pikeshenuesi me i mire me 19 te tilla, e pas tij vijne Wright me 16, Arnold 13, Memçaj dhe Walton nga 11 si dhe Rakaj me 3 pike.
Duhet theksuar se ne kete ndeshje per arsye shendetesore ekipit shkodran i ka munguar nje nga pikat me te forta, Shestani. Me fitoren e sotme, Vllaznia eshte kualifikuar per ne finalen e Kupes se Shqiperise ku do te ndeshet me fituesen e çiftit Beselidhja- Kamza.(www.shkodrasport.com)