Vllaznia do ta nise miqesoren ndaj Teutes ne oren 16.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” me te njejtin formacion me te cilin luajti te shtunen e kaluar ndaj Pogradecit.

Keshtu ne porte do te jete serish Zogoviç, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Gurishta ne te djathte dhe Isaevski ne te majte ndersa ne qender do te luajne Isufi dhe Adili.

Ne mesfushe do te luajne te zakonshmit Krymi, Marku e Kruja ndersa ne sulm do te jene Mandiangu e Imeri ne krahe dhe Dunga ne maje te tij.

Vllaznia duket se po i beson serish te njejteve lojtare te cilet per momentin kane formen me te mire fizike nderkohe qe disa nga lojtaret e ardhur nga merkatoja jane ne stol.

Megjithate edhe per to do te kete hapesire, por me kalimin e diteve. Miqesorja e sotme do t’i sherbeje te dy teknikeve per te pare gjendjen e ekipeve te tyre.