Eshte hedhur pak minuta me pare shorti i turit te pare te UEfa Europa Conference League. Vllaznia do te ndeshet me irlandezoverioret e Linfield FC.

Ky eshte verdikti i dale nga goglat e ketij shorti. Ndeshja e pare do te luhet ne tranferte ndaj kesaj skuadre me 13 korrik, ndersa ajo e kthimit me 20 korrik ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Per kuqeblute ka qene nje short i veshtire sepse duhet pranuar qe nga 5 kandidatet e mundshem preferencat kane qene ekipe te tjera, megjithate ata nuk kane patur mundesi te zgjedhin.

Tashme stafit teknik i del per detyre te studioje sa me mire kundershtarin, por edhe ta pergatise si duhet ekipin per te tentuar kualifikimin per ne turin e dyte te ketij kompeticioni.