Vllaznia e ka marre shume seriozisht punen per ndertimin e skuadres se sezonit te ardhshem. Diten e djeshme ajo ka zyrtarizuar rinovimet e kontratave me dy mbrojtesit e qendres, Milosh Stojanoviç dhe Marko Juriç, nderkohe qe tashme duket se eshte shume prane edhe nje tjeter firme te rendesishme.
Behet fjale per Amir Kahrimanoviç. Gazeta “Shkodra Sport” meson se kroati qe ka mbyllur sezonin me Erzenin eshte shume prane firmes me Vllaznine dhe kjo mund te realizohet ne ditet ne vazhdim.
Nese do te realizohet kjo blerje, padyshim qe do te jene te kenaqur sepse me ne fund Vllaznia gjen numrin “10” qe aq shume i ka munguar. Kahrimanoviç ne fakt edhe veren e kaluar ka qene ne Shkoder dhe ka biseduar me drejtuesit kuqeblu por ne fund u rikthye ne Shijak sepse drejtuesit e Erzenit nuk e lejuan te largohet.
Kjo skuader tashme ka rene nga Superliga dhe po ashtu edhe kontrata e 25 vjeçarit mbaron ne fund te ketij muaji dhe nuk ka asnje pengese per te firmosur me Vllaznine. Kjo do te ishte nje goditje ne merkato per ekipin shkodran qe pritet te jete shume i forte edhe ne sezonin e ri./www.shkodrasport.com/