Vllaznia U21 ne volejboll per meshkuj shpallet kampione e Shqiperise. Pas dy sezonesh te humbura ne finale, ky ekip me ne fund ia ka dale te triumfoje, pikerisht atehere kur ndoshta askush nuk e mendonte.

Ndeshja e trete dhe e fundit finale e kampionatit ndaj Partizanit eshte luajtur sot ne Tirane dhe eshte fituar nga djemte shkodrane me rezultatin e paster 3-0 dhe ne kete menyre me shifrat e pergjithshme te ndeshjeve finale 2-1, ata kurorezohen kampionet e sezonit 2023-2024.

Kujtojme qe ndeshjen e pare Partizani e kishte fituar ne Tirane me rezultatin 3-1, ndersa ndeshjen e dyte e fitoi Vllaznia te dielen e kaluar ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” me rezultatin 3-2, duke e bere keshtu te nevojshme edhe zhvillimin e nje takimi te trete dhe te fundit.

Ndonese ndeshja luhej ne kryeqytet dhe favorit ishte ekipi i Partizanit, volejbollistet kuqeblu kane bere nje performance te shkelqyer duke fituar 3-0 dhe ne kete menyre jane ata me merite kampionet e vendit per kete grupmoshe.

Nje sukses mese i merituar i ketyre volejbollisteve duke filluar nga kapiteni Gilman Talani, e per te vazhduar me Mario Lugaj, Juri Lumanaj, Mateo Qeseri, Sead Durro, Zaim Halili, Viktor Bazhdari, Erind Vora, Oliver Marku, Enea Grimaj, Dion Zefi dhe Amadeus Veleçiku. Atyre u shtohet edhe kontributi i jashtezakonshem i trajnereve Endri Jukni dhe Fatjon Çekini dhe ne kete menyre Vllaznia U21 eshte kampione e Shqiperise per sezonin 2023-2024./www.shkodrasport.com/