Pas rreth nje ore ne “Kukes Arena” do te nise ndeshja Vllaznia-Tirana, e vlefshme per javen e tete te “Abissnet Superiore”.

Trajneri Memelli, nderkohe, e ka perzgjedhur 11-shen qe do ta nise nga minuta e pare kete klasike, teksa verehen dy ndryshime ne krahasim me ndeshjen e fundit.

Keshtu, ne porte do te jete Mehidri, ndersa ne mbrojtje rikthehet Smajli ne krahin e djathte dhe Sala do te kaloje ne te majtin. Dyshja e qendres do te jete e formuar nga Juric dhe Stojanovic.

Nje ndryshim ka edhe ne mesfushe, teksa nuk do te luaje Alivoda dhe perkrah dyshes Boshnjaku-Krymi, kete here do te jete Mala qe do te formoje treshen e ketij reparti.

Nje levizje edhe ne sulm. Do te jene Gruda dhe Coba nga krahet ne mbeshtetje te Balajt. Me kete formacion, Vllaznia do te kerkoje fitoren ndaj Tiranes ne ndeshjen qe do te nise ne oren 14:00. /SHKODRASPORT.COM/