Volejbollisti shkodran Anton Qafarena e ben tris me fitimin e trofeve kete sezon ne Ukraine si pjestar i ekipit VK Barkom Kazhany.

Pasditen e sotme skuadra e tij ka triumfuar edhe ne finalen e kampionatit duke u kurorezuar kesisoj edhe kampion i ketij vendi, pasi kishte fituar me pare edhe Superkupen dhe Kupen e ketij vendi.

Dhe nje kontribut jashtezakonisht te madh ne keto suksese ka luajtur edhe volejbollisti i kombetares shqiptare, shkodrani i talentuar Anton Qafarena.

23 vjeçari ne kete menyre per here te dyte ne karrieren e tij sportive provon ndjesine e te shpallurit kampion. Per te paren here pat ndjere keto emocione kater vjet me pare, pikerisht ne vitin 2017 me ekipin e Vllaznise.

Ndersa sot Qafarena shpallet edhe kampion i Ukraines. Nje sukses qe padyshim ia rrit vlerat e tij dhe tani kemi te bejme me nje sportist elitar qe perpos karrieres ne Gjermani, po njeh suksese te njepasnjeshme edhe ne Ukraine./SHKODRA-SPORT.COM/