Nje lajm i mire per Vllaznine ka mberritur mbremjen e sotme. FIFA ka rihapur merkaton e saj pas pageses se detyrimeve qe kishte dhe tashme gjithçka eshte OK. Gazeta “Shkodra Sport” meson se gjithçka ka ndodhur ne oret e fundit dhe tashme ne kampin kuqeblu jane me te qete.

Ne fakt, per asnje moment drejtuesit e Vllaznise nuk kane qene te shqetesuar nga kjo zhurme e krijuar sepse sipas tyre behej fjale per nje detyrim te vogel nga nje ish- futbollisti te tyre dhe ka qene thjesht çeshtje ditesh zgjidhja e ketij problemi. Madje, me shume problem gjate kesaj periudhe kane qene festat e fundvitit sesa rregullimi i kesaj çeshtje.

U mendua se ky proces do te zgjidhej ne fillimin e javes tjeter, por nderhyrja e shpejte e presidentit Xhaferi ka bere qe gjithçka te zgjidhet qe sot. Kjo do te thote se diten e neserme edhe dy futbollistet e ardhur se fundi nga merkatoja, pikerisht Alfred Mensah dhe Serjan Repaj do te nisin procesin e rregjistrimit te tyre dhe me shume gjasa, ata do te jene te gatshem per sfiden e pasdites ndaj Tiranes.

Kjo gje e ka ngrohur disi edhe trajnerin Brdariç, megjithate duhet thene se te dy lojtaret ende nuk jane ne formen e tyre me te mire dhe u duhet edhe pak kohe te kapin ritmin e grupit. Gjithsesi lajmi i mire eshte rihapja e merkatos dhe tashme çdo gje eshte ashtu si duhet ne kampin kuqeblu./www.shkodrasport.com/