Vllaznia merr lajmin e shumepritur. Ajo eshte licensuar dhe do te jete ne gjendje te marre pjese edhe ne Kupat e Europes.

Lajmin e ka bere te ditur vete presidentja e klubit dhe njekohesisht kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi qe shkruan:

Dua të ndaj me të gjithë një lajm fantastik: Ekipet e Vllaznisë janë licensuar për pjesëmarrjen në Kupat e Europës!

Është kurorëzim i përpjekjeve të përbashkëta të disa faktorëve, të cilët unë dua ti falenderoj me zemër!

Pavarësisht pengesave, të gjithë bashkë ne i kapërcyem ato, duke plotësuar kriteret e licensimit të vendosura nga UEFA.

#GjithmonëKueqblu #ForcaVllaznia