FC Bayern nuk u bind nga Braziliani Philippe Coutinho dhe nuk e shfrytëzoi opsionin blerjes përfundimtarë të kartonit të tij nga Barca.
Një Mega-Shkëmbim vjen nga Premier League, Matteo Guendouzi super talenti në pronësi të topcinjëve mund të jetë e ardhmja premtuese e Barcelonës, dhe si e tillë ekziston një ide që kohët e fundit duket se po përforcohet më shumë të një shkëmbimi mes Coutinhos dhe Guendouzi i cili po kërkohet nga Reali, PSG dhe Inter.
Trajneri i Arsenalit,Mikel Arteta, kohët e fundit e ka lënë në stol 21-vjecarin francez nga mos marrëveshjet që ka pasur me te, i riu ka shprehur dëshirën për tu larguar nga skuadra londineze.
Për momentin Coutinho ka një kontratë me FC Bayern, huazimi i tij nga Barcelona është zgjatur deri në mbarimin e ndeshjeve të Ligën e Kampioneve.