Lajm i trishtë vjen nga Korça. Ish-futbollisti i Skënderbeut, Veteran Topçiu ka humbur jetën, në moshën 80-vjeçare, pas një arresti kardiak të pësuar pasditen e sotme.

Legjenda e futbollit korçar ishte në takimin “Fjalën e ke ti”, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, teksa dhe duke diskutuar në mes të sallës Veteran Topçiu ka humbur ndjenjat.

Fatkeqësisht edhe pse menjëherë u transportua në spitalin e qytetit të Korçës, Veterani nuk ia doli, duke humbur jetën.

I ndjeri veteran Topçiu, ka veshur fanellën e Skënderbeut për 12 vite rresht (1960-1972), duke dhënë një kontribut të çmuar për skuadrën korçare. Për merita të veçanta ai mban dy medalje të akorduara nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë.