Lamine Yamal bëri një ndeshje mjaft të mirë mbrëmë për Spanjën, që eliminoi Holandën për të shkuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. Shënoi gol dhe më pas humbi penalltinë, ndërsa në fund ishte ai që festoi.
Festimi i golit dhe një postim pas ndeshjes, ishin thumbime ndaj Rafael Van Der Vart. Holandezi e kishte kritikuar më parë.
“Pantollonat e ulura, një gol, penallti e humbur dhe në gjysmëfinale… forca Spanja”, shkruan Yamal.
Por çfarë tha ish-lojtari i njohur holandez për talentin e Barcelonës. “Kam vënë re gjëra që më bezdisin. Pantollonat pak të ulura, jo duke dhënë shumë, gjeste supersticioze. Kur je i ri duhet të jesh i lumtur me çdo minutë që luan për Spanjën”, u shpreh ndër të tjera Van Der Vart.